Fushata për zgjedhjet parlamentare në Japoni, të konsideruara si një test kyç për popullaritetin e kryeministrit Abe, nisi zyrtarisht këtë të enjte.
Zgjedhjet e pjesshme, të vlefshme vetëm për Dhomën e Lartë të Parlamentit do të mbahen në 21 korrik dhe ato konsiderohen si një “referendum” ndaj Abes dhe partisë së tij në pushtet.
Aktualisht, kryeministri i rikthyer në pushtet gjatë 2012-s pas katër vitesh në opozitë gëzon një popullaritet të madh në Japonia dhe partia e tij Liberal Demokrate pritet që të arrijë një rezultat të mirë.
Megjithatë, sipas analistëve, problemet ekonomike dhe mosmarrëveshjet me Kinën për sovranitetin e ishujve Senkaku, të ndodhura në Detin e Kinës Lindore, mund të kenë dëmtuar shkallën e përkrajes në popullsi.
Ndonëse është Dhoma e Ulët e Parlamentit ajo e ngarkuar me përpunimin e ligjeve, Dhoma e Lartë është një instrument shumë i rëndësishëm politik, pasi ka të drejtën e vetos mbi çdo ligj.
Aktualisht, në “Senatin” japonez askush nuk ka një mazhorancë, ndonëse partia e kryeministrit Abe ka numrin më të partë të përfaqësuesve.
Top Channel