Shpërthejnë ujrat e zeza
04/07/2013 23:25
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi në Tiranë, për ta shndërruar lumin e Lanës, në kryeqytet, në gjendjen që shihni.
Përgjatë gjithë rrjedhës së tij, lumi i Lanës transportonte mbeturina të ndryshme, duke nisur që nga shishet plastike e deri te dyshekët, të cilat më pas do të përfundojnë në detin Adriatik.
Mësohet se shkak i kësaj situate ka qenë sasia e madhe e reshjeve të rëna në zonën e Shkozës, të cilat e kanë shndërruar Lanën në një kanal të ujrave të zeza.
Situata e krijuar nuk i ka shpëtuar as syrit të turistëve të huaj, të cilët të çuditur nga pamja nuk kanë nguruar të nxjerrin aparatët fotografik.
Top Channel