Orikum, ish-pronarët: Prona është e jona
04/07/2013 00:00
Në Orikum janë rikthyer sërish protestat për pronën. Ndërsa ish-punonjës
të Ndërmarrjes Bujqësore Rinia u grumbulluan në hyrjen e Bashkisë së
Orikumit për të mos lejuar punimet në tokat e fituara prej tyre, sot
ish-pronarët shprehen se pronat i kanë të trashëguara dhe u takojnë
vetëm atyre.
“Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj dhe të mos influencohet”,- janë shprehur ish-pronarët për mediat.
Kryebashkiaku Gëzim Çapo nuk ka kontaktuar me banorët ndërsa në ditët në vijim pritet që protestat të përshkallëzohen nëse nuk do të bllokohen punimet. Protestat e banorëve të Orikumit për pronën, janë shoqëruar thuajse çdo herë me dhunë dhe përleshje me policinë.
Top Channel