Banka Qëndrore Europiane do të vazhdojë të mbajë normën bazë të interesit në nivelet më të ulta historike për një afat të “pacaktuar”, konfirmoi të enjten guvernatori Mario Draghi.
”Politika jonë monetare do të qëndrojë e njëjtë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, deklaroi Draghi gjatë një konference për shtyp.
Aktualisht, niveli i përgjithshëm i normës bazë të interesit është në nivelin më të ulët historik, prej vetëm 0,5%.
Vendimi për të mos shkurtuar më tej normën bazë të interesit vjen në një moment në të cilën bursat europiane po tronditen nga kriza portugeze, ku vetë stabiliteti politik është vendosur në pikëpyetje pas dorëheqjes së dy ministrave të rëndësishëm të kabinetit.
”Rreziku që i përqendruar rreth zonës ekonomike të monedhës së përbashkët europiane vazhdon të jetë i pranishëm dhe është kjo forca madhore që e mban normën bazë të interesit në këto nivele”, deklaroi Draghi.
Një normë e tillë e BQE-së favorizon pasjen e më shumë likuiditeteve në treg dhe një kreditim më të madh nga ana e bankave të nivelit të dytë, por është një lajm i keq për të gjithë depozituesit europianë.
Top Channel