Prej datës 23 qershor një i ri u rrëmbye nga ujrat e lumit Vjosë pas një aksidenti automobilistik.

Viktima quhet Emiljano Xhani dhe udhëtonte si pasagjer në automjetin e aksidentuar. Aksidenti ndodhi për shkak të përmgjumjes së drejtuesit të mjetit, i cili eshte plagosur dhe tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten. I riu ka përfunduar në lumë dhe është rrëmbyer nga rrjedhja e forte e tij.

Policia nisi kerkimet ne ditet pas aksidentit. Ishin zhytesit e repartit RENEA ata qe kerkuan ne rrjedhen ne lumit por pa rezultat. Ata u larguan por familjaret dhe banoret e zones dolen ne proteste duke kerkuar vijimin e kerkimeve.

Nderkohe shoket e viktimes dhe familjaret e tij dalin çdo dite dhe kerkojne vete ne rrjedhen e lumit Vjosa per te gjetur shokun e tyre. Familjaret e viktimes kerkojne qe policia te rikthehet ne menyre qe te gjendet trupi.

Top Channel