
Trazirat e vazhdueshme në Egjipt kanë ndikuar ndjeshëm tek bursat aziatike e ato europiane, duke shkaktuar rënien e tyre.
Shqetesimeve qe rrethojne situaten ne kete vend iu shtua dhe pasiguria mbi fatin e koalicionit qeverisës në Portugali. Çmimi i naftës bruto kapi sot nivelet më të larta të 14 muajve të fundit.
Në bursën e Nju Jorkut çmimi i një fuçie naftë bruto arriti në mbi 102 dollarë. Ajo qe shqeteson investitoret eshte fakti se paqendrueshmeria e gjendjes ne Egjipt mund te kete ndikim tek furnizimi global me naftë përmes Kanalit të Suezit, një pikë kyçe tranziti për naftën nga Lindja e Mesme.
Frika e tyre u pasqyrua qarte me luhatjet e forta ne tregjet financiare: bursa e Hong Kongut ra me 2.5 përqind, ndërsa ato në Frankfurt, Londër dhe Paris ranë mbi 1 përqind. Ne Europe, shqetesimi ishte i dyfishte, sepse ngercit te Egjiptit iu shtua me pasiguria per gjendjen politike të Portugalise se zhytur në borxhe, pas dorëheqjes së dy ministrave për shkak të masave shtrënguese ekonomike të qeverisë së Pedro Passos Coelho.
Perpos kesaj, ekonomia globale vazhdon te jete e ndikuar nga recesioni ne Europe dhe rimëkëmbja e ngadaltë e Kinës, ekonomia e dytë më e madhe e botës. Arsye nervozizmi ne tregje jane edhe shifrat e reja te papunësisë në Shtetet e Bashkuara,te cilat publikohen te premten.
Top Channel