LIVE/ Dita e dytë e sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, Teherani konfirmon vrasjen e Khamenei dhe kryen sulme hakmarrëse drejt Emirateve. BE thërret mbledhje urgjente
Zjarrfikësit në Shtetet e Bashkuara kanë arritur të frenojnë 45 për qind të zjarreve që kanë rënë në Arizonën qëndrore, e që vranë 19 kolegë të tyre.
Rreth 114 ndërtesa janë dëmtuar ose rrafshuar nga flakët, që kanë djegur rreth 33 kilometra katrorë. Autoritetet deklarojnë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë që disa rezidentë që refuzuan të evakuoheshin të kenë humbur jetën.
Zjarri, i konsideruar si më i rëndi në 80 vite në Shtetet e Bashkuara, u zgjerua pas ndezjes së një pylli rreth qytetit Jarnell. Ditën e mërkurë, rreth 600 zjarrfikës luftuan me flakët, që u favorizuan nga erërat që frynin dhe thatësira.
Komanda Jug-perëndimore e Zjarrfikësve njoftoi në rrjetin social Twitter se pothuajse gjysma e zjarrit është nën kontroll. Guvernatori i Arizonës, Jan Brewer ka urdhëruar vendosjen e flamujve në gjysmështizë për 19 ditë, në nder të zjarrfikësve që humbën jetën.
Vetëm një anëtar i ekipit arriti të mbijetonte, pasi u ndodh në një terren të ngritur që ishte rreth gjysmëmilje nga kolegët e skuadrës. Qindra banorë u evakuan, por disa refuzuan të braktisnin shtëpitë e tyre.
Për rrjedhojë, autoritetet druhen se do të gjejnë trupa të pajetë gjatë operacionit të pastrimit. Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se si anëtarët e njësisë elitë Granite Mountain Hotshot u bllokuan nga flakët.
Top Channel