Turqi, gjykata i jep të drejtë protestuesve

03/07/2013 19:10

Një gjykatë turke anulloi planin e rizhvillimit te Sheshit “Taksim” të Stambollit, që u shndërrua në qendrën e protestave anti-qeveritare në Turqi.

Siç raporton agjensia e lajmeve “Reuters”, vendimi i gjykatës është një goditje për projektin i mbështetur me forcë nga kryeministri Reccep Tayyip Erdogan.

Autoritetet turke pritet të apelojnë kundër vendimit për të anulluar planin e rizhvillimit të sheshit qëndror të Stambollit.

Gjithsesi, ky vendim shihet si një fitore e rëndësishme për grupin e forcave që e kundërshtoi ndërtimin”.

Gjykata Administrative e kishte marrë vendimin në fillim të muajit qershor, nën peshën e protestave, sipas avokatit të paditësve.

Ende mbetet e paqartë se përse nuk ishte bërë publik lajmi deri tani. Projekti i Sheshit “Taksim” parashikonte prerjen e pemeve të Parkut “Gezi”.

Me 14 Qershor, Erdogan tha se qeveria e tij do te presë për vendimin, përfshirë ketu edhe proceset e apelit, përpara se ta çonte më tej zhvillimin e Sheshit “Taksim”, një prej projekteve të mëdha për Stambollin.

Parku “Gezi”, një prej të paktave zona të gjelbërta të Stambollit u shnderrua ne arenë të perleshjeve mes forcave te rendit dhe protestuesve qe kundershtonin planin e zhvillimit, gjate te cilave te pakten 4 persona humben jeten dhe mbi 7 500 te tjere u plagosen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA