SHBA, refuzohet peticioni për rinumërim votash

03/07/2013 23:20

Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur një peticioni, i cili kërkonte rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale, duke u shprehur se nuk ka asnjë provë për manipulim.

Peticioni, i cili kishte siguruar më shumë se 73 mijë firma, citonte një shtet të Ohio-s, si shembull i mashtrimit flagrant.

Por, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se të dhënat nga departamenti i shtetit të Ohio-s tregojnë se presidenti Barack Obama fitoi me 50,98% të votave në këtë shtet, dhe jo me 108% të votave sic akuzohet në peticion.

Obama fitoi zgjedhjet presidenciale me 50,6% të votave, ndërsa kundërshtari i tij republikan, Mitt Romney, mori 47,8% të votave.

“Ne e kuptojmë se ju mund të jeni zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të 2012-s”, thuhej në përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë. “Zgjedhjet u vendosën në mënyrë të drejtë dhe demokratike, nuk ka absolutisht asnjë provë, që sugjeron të kundërtën”, shtohej aty.

Shtëpia e Bardhë nuk është pajtuar me pohimin e peticionit se, ka pasur më shumë vota të hedhura në Wood County të Ohio-s, se sa numri i votuesve të regjistruar. Duke cituar shifrat e bëra publike nga sekretari i shtetit të Ohio-s, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se në 2012-n, ka pasur 108,014 votues të regjistruar në Wood County, si dhe 64,342 vota të hedhura në kutitë e votimit.

Sipas peticionit, atje ka pasur vetëm 98,213 votues të regjistruar, por 106,258 njerëz kishin votuar. Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se mesatarja e pjesëmarrjes në shtetin e Ohio-s ka qenë 71% në zgjedhjet e 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA