Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi me një muaj zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin pas komentit në “Facebook”, ku sulmohej kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe bëhej thirrje për rrëzimin e tij.

Deputetë të Partisë Socialiste reaguan menjëherë për këtë postim, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, pasi në koment lideri i të majtes etiketohej me fjalët Hitler.

Vetë Breçani nuk e pranon autorësinë dhe u shpreh se sektori i krimit kompiuterik do ta hetojë në lidhje me këtë postim.

Breçani tha gjatë një deklarate për mediat se janë deputët e PS-së ata që kanë politizuar veprimet e tij.

“Unë, punonjës policie prej 20 vitesh me detyra e funksione të ndryshme brenda Polcisë së Shtetit jam përpjekur e kam realizuar me përgjegjësi detyrat e ngarkuara. Prej pesë vitesh kam punuar me përkushtim në detyrën aktuale dhe shpesh herë jam politizuar për veprimet e mia nga individë të vecantë të Partisë Socialiste”, deklaroi Braçani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA