Me një investim prej 133 milionë lekësh, kompania “CEZ Shpërndarje” ka nisur ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik të Farkës. Ky nënstacion pritet të zgjidhë problemet me furnizimin e energjisë elektrike për disa nga zonat më problematike të kryeqytetit.

“Janë zona rurale te furnizuara me linja te kategorise se dyte dhe kane probleme, ndertimi i nenstacionit do te rrise sigurine”, tha Ari Luarasi, drejtor i Departamentit Inxhinierik CEZ Shpërndarje.

Nënstacioni pritet të përfundojë në fund të muajit gusht dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për mbi 20 mijë banorë.

“Zonat që preken janë rreth liqenit, kopshti botanik, kodra e diellit, zona e Saukut dhe Farkës”, shtoi Ari Luarasi.

Pas përfundimit të punës në zonat bregdetare, drejtori i departamentit inxhinierik pranë “CEZ Shpërndarje” thotë se aksioni për përmirësimin e rrjetit të energjisë do të vazhdojë me qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA