Ka përfunduar në tragjedi bashkëjetesa e një çifti këtu në Tiranë, bashkëjetesë e cila është kundërshtuar nga fëmijët e Ali Vertenikut, i cili i ndodhur në këto kushte, pasi ka vrarë bashkëjetuesen Mimoza Nikollin, ka vrarë edhe veten.

Ata ishin një çift, që pothuajse nuk njiheshin nga banorët në zonën e Kombinatit. Ali Verteniku, 64 vjeç, me detyrë polic në spitalin e burgjeve, kishte katër fëmijë nga martesa e parë, me të cilët pati një marrëdhënie të acaruar në këtë hark kohor, që kur kishte vendosur të jetonte me Mimoza Nikollin, 48 vjeçe.

Ai disa herë ishte kthyer te fëmijët e tij dhe sërish ishte rikthyer në banesën, që paguhej me qera nga Mimoza, e cila punonte kamariere.

Në pritje të daljes në pension, burri nga Erseka, të cilit i kishte vdekur gruaja para dy vitesh e që jetonte me Mimozën, nënë e tetë fëmijëve, ishte shprehur te miqtë se kjo histori po e vendoste në presion me pjesën tjetër të familjes.

Gjithçka ka qenë e qetë në dukje, deri në orët e vona të së mërkurës, kur 64-vjeçari ka përfituar nga fakti, që disa nga fëmijët e Mimozës ndodheshin në oborrin para pallatit duke luajtur, e ka qëlluar atë me armën e shërbimit tre herë dhe më tej është vetvrarë.

Krimi i dyfishtë ka tronditur banorët, disa prej të cilëve, pasi kanë dëgjuar krismat, kanë tentuar të komunikojnë me telefon me ta dhe në fund kanë njoftuar policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA