Gorica e Madhe në komunën Pustec edhe këtë vit është “sulmuar” nga karkaleci, ndërkohë që banorët e zonës janë detyruar të braktisin kultivimin e disa kulturave për të shmangur dëmtimin nga insekti.

Ata pohojnë se pas dëmtimeve që kanë pësuar vitet e kaluara, këtë herë janë detyruar të mbjellin vetëm grurë.

Banorët e këtij fshati pohojnë se kjo e ka dëmtuar së tepërmi ekonominë e tyre familjare, ndërsa ndihen të lënë në harresë: “Vetëm me grurin kemi mbetur, nuk kemi mbjellë misër e fasule sepse nuk të lë karkaleci.”

Edhe pse prej 3 vitesh karkaleci shkakton dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të zonës ende nuk është gjetur një zgjidhje për largimin e tij.

Nga Drejtoria e Bujqësisë mësohet se është bërë një spërkatje me insekticid në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, por banorët kanë kërkuar që kjo të ndërpritet pasi sipërfaqja përdorej si kullotë për bagëtitë.

Top Channel