Raketa ruse rrëzohet në Kazakistan

02/07/2013 00:00

Një raketë ruse e tipit “Proton-M” është përplasur pak sekonda pas lëshimit nga impianti rus Baikonur në Kazakistan.

Pamje të transmetuara nga një televizion lokal tregojnë raketën që copëtohet para se të shpërthejë duke krijuar një top të madh zjarri në kozmodromin e Baikonurit.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” raportoi se deri në 500 tonelata karburant helmues mund të jetë çliruar nga shpërthimi i raketës dhe të ketë infektuar kompleksin.

Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima. Raketa po transportonte tre satelitë për sistemin satelitor rus Glonass.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar aksidentin, i cili nuk është i pari që ndodh me një raketë të tipit “Proton-M”.

Një raketë e ngjashme u rrëzua 6 vjet më parë vetëm pak momente pasi u ngrit në ajër, ndërsa në 2010-ën një tjetër raketë dështoi në dërgimin e satelitëve në orbitë.

Top Channel