LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës Shtetet e Bashkuara duken shumë të vendosura ta kthejnë Eduard Snowdenin
në vend, ku ish-kontraktorin e CIA-s e pret përballja me akuzat për
vjedhjen e pronës qeveritare, nxjerrjen e paautorizuar të informacionit
për mbrojten kombëtare dhe transmetimin e vullnetshëm të informacionit
sekret një personi të paautorizuar.
Kreu i Komitetit te Marredhenieve me Jashte ne Senat paralajmeroi se Ekuadorit do t’i hiqet trajtimit preferencial i tregtise, nese i ofron azil politik njeriut qe ekspozoi programin e fshehte amerikan te pergjimeve.
Edward Snowden eshte nje person i arratisur qe vuri ne rrezik sigurine kombetare te Shteteve te Bashkuara, thuhet ne deklaraten e leshuar nga senatori Robert Menendez.
Preferencat tregtare jane nje privilegj i cili i ofrohet nje vendi, por jo nje e drejte. I kerkoj presidentit Korrea te hedhe hapin e duhur per te dy vendet tona duke i mohuar Snoëdenit kerkesen per azil. Ne 2012-ten, Ekuadori eksportoi nder te tjera ne Amerike 5,4 miliarde dollare nafte, 122 milione dollare fruta e perime dhe 80 milione peshk ton.
Snoëden besohet se vazhdon te qendroje i fshehur ne aeroportin e Moskes ne pritje te nje pergjigje nga vendi amerikano-jugor. Megjithate shanset e tij, edhe ne rast mohimi te kerkeses per azil nga Ekuadori, nuk jane zero. Pasardhesi i Hugo Chavezit, presidenti venezueljan Nicolas Maduro e lavderoi per guximin e treguar e thote se mund ta merrte ne konsiderate aplikimin e tij per azil. Shtëpia e Bardhë vazhdon te pretendoje se Rusia ka “bazë të qartë ligjore” për të ekstraduar Edward Snowdenin dhe se duhet ta bëjë një gjë të tillë pa vonesë.
Top Channel