SHBA, ndryshon ligji për të drejtën e votimit

26/06/2013 00:00

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzoi një klauzolë kyçe të Ligjit për të Drejtën e Votimit, që garantonte mbrojtje nga diskriminimi racor në ato shtete ku në vitet ‘60 ndarja racore mbrohej me ligj.

Gjykata arriti në përfundimin se rishikimi i ligjit të votimit në 9 shtetet me të kaluar racore nuk ishte më i nevojshëm pasi shkeljet e hapura të të drejtave të votuesve me ngjyrë nuk ekzistojnë më.

Ajo theksoi nga ana tjetër se vendimi i Kongresit i vitit 2006, që rifuqizonte ligjin e vitit 1965 dhe i bënte thirrje qeverisë të rishikonte ligjin, nuk merte parasysh përparimin e madh të bërë në vend përsa i përket çështjes racore.

Top Channel