Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuar atë Amerikës i hapi rrugën martesave midis partnerëve të së njëjtës gjini, pasi shfuqizoi këtë të mërkurë një ligj federal, i cili sanksiononte se e vetmja formë martese është ajo mes burrit dhe gruas.
Në rishqyrtimin e ligjit, Gjykata e Lartë vlerësoi se ai ishte diskriminues dhe si i tillë antikushtetues.
Me shfuqizimin në rang vendi, mbetet në vullnetin e shteteve nëse do të duan të modifikojnë kodin e tyre civil, për të lejuar martesat e anëtarëve të komunitetit LBGT.
Megithatë, disa shtete kanë kaluar të gjithë hapat deri në miratimin e plotë të martesave gay dhe pas këtij shfuqizimi, i mbetet vetëm të kërkojnë formalizimin e zgjerimit të së drejtës për t’u martuar.
Një përkrahës i komunitetit gay, Obama gjeti kohë përpara një vizite zyrtare në Senegal, për të uruar shtetasit që do të përfitojnë nga kjo e drejtë. “Jemi të gjithë krenarë për ju, për punën tuaj. Gjërat kanë marrë rrugën e duhur dhe duhet të ndiheni shumë krenarë për të gjithë atë që keni bërë deri këtu”, deklaroi Obama.
Ishte një peticion i komunitit gay në Kaliforni, ai që çoi në rishqyrtimin e “Aktit të Mbrojtjes së Martesës”, siç quhej sanskioni i lidhjes në marketesë vetëm mes partnerëve të gjinive të ndryshme.
Vendimi i gjykatës u prit me një shpërthim entuziasmi mes anëtarëve të komunitetit, që gjatë të gjithë të mërkurës po organizojnë një seri aktivitetetsh festive dhe grumbullime gëzimi në sheshet e qyteteve kryesore.
Top Channel