
Ekuadorit do t’i duhen disa javë për të shqyrtuar kërkesën për azil të ish-nëpunësit të CIA-s, Eduard Snouden, i cili i dorëzoi medias informacione mbi programet amerikane të survejimit.
Ministri i Jashtëm, Rikardo Patino, iu referua rastit të Zhulien Asanzhit, të cilit i duheshin 2 muaj për të marrë azilin.
Wikileaks, e themeluar prej Asanzh, i ka dhënë mbështetje ligjore Snoudenit, që ndodhet në një zonë tranziti në aeroportin e Moskës.
Si Wikileaks, ashtu edhe Moska, mohuan raportimet se policia sekrete ka marrë në pyetje amerikanin. 29-vjeçari u vendos fillimisht në Hong Kong, ndërsa prej të dielës ndodhet në aeroportin e Sheremetijevos.
Edhe Venezuela po shqyrton kërkesën për azil nga Snouden.
Mursi paralajmëron trazira
Egjipt, ushtria është shpërndarë në të gjithë vendin
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi, paralajmëroi se trazirat kërcënojnë të paralizojnë vendin.
Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Mursi tha se ai ka bërë gabime gjatë vitit të parë në detyrë.
Ushtarët janë zhvendosur në shumë qytete egjiptiane, në prag të protestës që është planifikuar në fundjavë, ku do të kërkohet shkarkimi i tij.
Zyrtarët egjiptianë raportuan për përleshje mes përkrahësve të qeverisë dhe kundërshtarëve në qytetin e Mansuras, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 170 të tjerë.
Mursi mori detyrën më 30 qershor të 2012-s. Viti i parë në detyrë u shënua nga përleshjet politike dhe rënia e ekonomisë.
Top Channel