
Korea e Veriut ka ndezur alarmin për sulmet kibernetike, pas një sulmi të disa hakersave në faqe të ndryshme interneti qeveritare.
Faqja e internetit e zyrës së presidencës ka qenë një prej web siteve të shumta të prekura nga një sulm i koordinuar të kryer mëngjesin e së martës.
Identiteti i hakersave nuk dihet, por incidenti vjen në përvjetorin e nisjes së Luftës Koreane, në vitet 1950-53, që ndau gadishullin.
“Qeveria mund të konfirmojë se një sulm kibernetik nga agresorë të paidentifikuar fiku faqe të ndryshme interneti, përfshirë atë të Blue House”, ka deklaruar Ministria e Shkencës, duke iu referuar zyrës presidenciale.
Edhe faqja e internetit e zyrës për Koordinimet e Politikave Qeveritare është sulmuar, ashtu si dhe serverat e disa mediave, ka saktësuar ministria.
Sipas disa mediave, mesazhe vlerësimi për liderin koreano-verior Kim Jong Un dhe deklarata se grupi Anonymous ishte përgjegjës për sulmin ishin postuar në faqet e sulmuara.
Gjithësesi, Anonymous ka mohuar çdo përfshirje përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.
Më herët Anonymous deklaroi se kishte sulmuar profile në rrjetet sociale të lidhura me Korenë e Veriut në kuadër të operacionit të tij, “Çlironi Korenë”.
Hetuesit koreano-jugorë kanë deklaruar se Korea e Veriut ka kryer vazhdimisht sulme informatike ndaj Jugut, duke dhunuar përveç faqeve të institucioneve shtetërore edhe ato të agjencive të lajmeve.
Top Channel