Kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e votimeve për zgjedhjet parlamentarë të 23 qershorit dhe në orët e vona të së shtunës janë shënuar 2 incidente të tjera.
Njëri ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Laprakë. Burime kanë konfirmuar se i plagosur ka mbetur Arjan Rahmani, 32 vjec, komisioner i PS-së për zgjedhjet e ditës së diel.
Nuk jepen të tjera detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurit, por policia është mjaftuar të pohojë vetëm faktin që ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje.
Ndërkohë, në Dibër është arrestuar kandidati për deputet i PBDNJ-së, Dashnor Aliu, 45 vjec.
Aliu është arrestuar pas një konflikti me një simpatizant të PD-së, i identifikuar më vonë si Agron Keputa, drejtor i Bordit të Kullimit.
Kandidati i PBDNJ-së ka dashur të ndalojë Keputën të hyjë në komunën Komsi, për shkak se dyshonte për aktivitetin e tij, pikërisht të bërit fushatë, pavarësisht heshtjes zgjedhorë që ishte ende në fuqi gjatë ditës së shtunë.
Top Channel