Shkodër, dy shpërthime në komunën Shalë

22/06/2013 00:00

Shpërthime eksplozivi janë regjistruar natën e kaluar në zonën e Shalës në Shkodër.

Sipas informacioneve të fundit është hedhur në erë ura që lidh komunën Shalë me qytetin, ndërsa një shpërthim është ndjerë në hidrocentralin e zonës.

Për pasojë të këtyre shpërthimeve banorët e Shalës kanë mbetur të izoluar dhe pa energji. Ky incident i rëndë ndodh vetëm pak orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale në vend.

Top Channel