Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një zënkë në familje përfundoi në tragjedi në ‘San Giovanni al Natisone’
ne afërsi të Udines ku Irma Hadaj, 33 vjeç u vra nga baskeshorti Lulzim
Hadaj.
Alarmi u dha nga vajzat e çiftit shqiptar 8 dhe 10 vjeç të cilat qene të pranishme në ngjarje dhe kërkuan ndihmen e fqinjeve. Gruaja u gjet pa jete ne kuzhinen e baneses, e goditur me thike disa here ne pjesen e siperme te trupit. Pranë saj bashkeshorti, i cili me sa dihet vazhdonte te perseriste “se nuk ia kishte friken burgut, po veç ta vriste”.
Lulzim Hadaj është marrë gjatë në pyetje. Avokati mbrojtës ka thënë se klienti i tij është shumë i shqetësuar nëse vajzat do ia falin atë që ka bërë. Aktualisht fëmijet janë marrë nga gjyshja e cila jeton pranë banesës ku ndodhi vrasja.Fqinjet tregojne se familja shqiptare konsiderohej si normale, pa probleme te veçanta.
Por hetuesit bejne të ditur se vitin e kaluar vrasësi qe paditur për keqtrajtime pikërisht nga e bashkëshortja. Ai qe dënuar me nëntë muaj, por hetuesi që po merret me rastin ka bërë të ditur se me pas gruaja e kishte tërhequr padinë. Pa ditur se kështu po linte të lirë njeriun që do t’i merrte jetën.
Top Channel