Shijak, Mediu prezanton Dukën
19/06/2013 00:00
Fatmir Mediu vijoi të premten fushatën elektorale në qytetin Shijakut, ku prezantoi kandidatin për deputet të Partisë Republikane, Agron Duka.
“Bujqësia në mandatin e ardhshëm do ketë një vendimmarrje të veçantë, duke filluar nga ulja e kostove, investimi në infrastrukturë, etj”, premtoi Duka para elektoratit.
Ndërsa vetë Mediu u kërkoi qytetarëve të Shijakut që të votojnë për të çuar në Parlament përfaqësuesin e tyre. “Ky është qëllimi i Agron Dukës. PS ju la pa përfaqësues, Shijaku duhet t’i japë Kuvendit të Shqipërisë deputetin e vet, Gon Dukën”, u shpreh Mediu.
Top Channel