Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë, plagoset një efektive Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën
Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë
dhënë një kthesë tjetër hetimeve.
Sipas saj, femija ka vdekur nga hipertermia malinje, ashtu siç thuhej edhe ne ekspertizen e pare, por kesaj radhe ekspertët vërejnë se nëse mjeket do te kishin patur medikamendin ‘Dantrolen’, femija mund te shpetohej.
Nje burim i tha Top Channel se ekspertiza i eshte dorezuar grupit të prokurorëve, të cilët, mbi bazën e ketyre konkluzioneve jane detyruar te kryejne hetime edhe jashte Shqiperise. Grupi i hetimit ka dërguar një leterporosi ne Irlande per te marre informacion per mjeket qe kryen operacionin, nese ishin apo jo ata te afte profesionalisht.
Leterporosia eshte derguar per shkak se ekspertet e mjekesise ligjore u japin pergjigje 9 pyetjeve të Prokurorisë se nuk kanë të dhëna per kurrikulen e mjekeve irlandeze, per te saktesuar me pas nese eshte pamundesi e shkences diagnostikimi i sakte i femijes, apo mjeket nuk ishin specialistet ne fushen perkatese.
Nderkohe per here te dyte pas ekspertizës së dhjetorit 2012 ekspertet përsërisin se shkaku i vdekjes se femijes eshte hipertermia.Pyetjes së re të Prokurorise “nese tek pacienti do ishin perdorur ne kohe medikamenti ‘Dantrolen’ apo nje alternative e tij, a do ishte bere e mundur te shpetohej, ekspertet thone ka mundesi qe jeta e tij femijes te shpetohej”, pergjigje kjo qe rrezon ekspertizen e pare ne te cilen perjashtoheshin nga pergjegjesia mjeket.
Ekspertet thone gjithashtu ne ekspertizen e dyte se gjendja shendetesore e femijes dhe diagnoza klinike e tij ka qene e mire perpara hyrjes ne operacion dhe se mjeket kane vepruar ne menyren e duhur duke aplikuar anestezine e pergjithshme.
Top Channel