
Në takim me banorë të Përrenjasit, kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama iu referua raportit të “Freedom House” në pjesën për korrupsionin,
për të mbështetur atë që opozita quan privatizime të errëta dhe që ka
marrë zotimin të zbardhë.
“Ne do të ndërtojmë menjëherë një proces transparence për kthimin dhe kompensimin e pronave, do t’i japim fuqi të jashtëzakonshme një Komisioni që do të ngarkohet nga Parlamenti i Shqipërisë për të bërë transparencën e plotë, se cfarë ka ndodhur me pronat në këtë vend, me pronat publike dhe me pronat private. Jo më larg se sa në orët e fundit ka dalë një raport i “Freedom House”, që flet për rrënimin që i kanë sjellë ekonomisë shqiptare privatizimet e errëta”, tha Rama.
Duke hequr paralele se shteti shqiptar i ngjan ngrehinave të minieres së Perrenjasit, qe tani nuk funksionon me, kryetari i opozites komentoi premtimin e sotëm të Berishës per uljen e moshes se pensionit per minatoret. Ai kujtoi se ka qene mazhoranca e Kryeministrit Berisha qe rrezoi ne Parlament projektligjin e opozites per statusin e minatorit dhe uljen e moshes se pensionit për ta.
“Kujt ia tregon ky sot që do ta çojë moshën e pensionit 50 vjeç? Kujt ia tregon ky sot që do t’i japë trajtim të veçantë minatorëve? Kujt ia premton ky sot që do të rishikojë pensionet, kur i ka refuzuar të gjitha projektet tona. Kujt ia tregon ky sot që do të ulë çmimin e naftës, apo që do të ulë koston e prodhimit, kur i ka refuzuar me votë në Parlament, duke i konsideruar dhe duke i keqtrajtuar si propozime me demek komuniste”, tha Rama.
Kryetari i opozites u angazhua ne ringritjen e minieres dhe nxitjen e zhvillimit e industrisë perpunuese, ku i gjithë cikli do të zhvillohet në vend, për të nxitur ekonomine prodhuese.
“Ajo që unë ju angazhohem është të ndërtojmë një projekt dhe të nxisim investitorë seriozë që të vijnë dhe të realizojnë projektin konkret”, tha Rama.
Top Channel