
Në ditët e fundit të fushatës elektorale, Kryeministri Sali Berisha ftoi
banorët e Bulqizës të bashkohen pa dallime partiake me Partinë
Demokratike, për të rritur mireqenien e familjeve te tyre.
“Do të votoni për rritjen e rroges mesatare per punonjesit e administrates ne 700 dollare, per rritjen e rroges minimale ne 350 dollare, rritjen e pensioneve ne 150 dollare, do te votoni per krijimin e qindra mijera vendeve te punes në mbarë Shqipërinë, do te votoni ne uljen ne 50 vjet per moshen e pensionit te minatoreve te Bulqizës dhe mbare Shqiperise”, tha Berisha.
Kryeministri thote se me 23 qershor shqiptaret do te refuzojne me vote Edi Ramen, jo vetem sepse ai perpiqet t’í mashtroje me premtime boshe, por edhe sepse ai fsheh pasurine e tij.
“E them dhe nje here. Nese do te tregonte burimin e parave, nese do t’i kishte te pastra, le te ndertonte, jo nje, por 3 vila, por kur fsheh parate, kur nuk tregon origjinen e tyre, tregon se ka frike nga pasuria e tij, ka frike nga ligji”, tha Berisha.
Ne Bulqize, pjese e qarkut te Dibres, Kryeministri Berisha premtoi perfundimin e Rruges se Arbrit brenda dy viteve te mandatit te ardhshem.
“Me 23 qershor, votoni 44, votoni Rrugen e Arbrit, votoni punesimin”, tha Berisha.
Kete premtim ai beri edhe ne takimin elektoral me banoret e Peshkopise, duke ftuar ata te mos i besojne mashtrimit te Edi Rames, njeriu, qe sipas tij, urdheroi votimin kunder ndertimit te kesaj rruge jetike per dibranet.
“Shoku i autobusit mavi qe vjen ketu dhe premton rrugen, tre vjet rresht ka votuar kunder buxhetit te Rruges se Arbrit, ka bere cdo gje per te penguar ndertimin e saj”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha u kerkoi dibraneve, qe me mençurine e tyre te vazhdojne me Partine Demokratike perpjekjen e perbashket per te ndryshuar per mire jeten e tyre dhe te cdo shqiptari .
“Ftoj cdo socialist të bashkohet me ne, se me ne e bashkon me në përpjekja për mirëqënie punësim, infrastrukurë moderne”, tha Berisha.
Nga Dibra, Kryeministri ftoi shqiptaret te marrin pjese masivisht ne votime per te shnderruar 23 qershorin ne nje dite historike per te ardhmen e Shqiperise se zhvilluar europiane.
Top Channel