Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranës, njëherazi kryetar i kësaj minibashkie, Elez Gjoza, ka zhvilluar një takim me qindra banorë të kësaj njësie në kryeqytet.

Në fjalën e tij, z. Meta u shpreh se fitorja, jo vetëm në Njësinë 2 dhe në të gjithë kryeqytetin, por edhe në të gjithë Shqipërinë është e padiskutueshme.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e hapur, është një forcë e komunitetit, është një forcë e njerëzve të thjeshtë, është një forcë e njerëzve që kanë ide, që kanë projekte për të çuar vendin përpara dhe njëkohësisht, mbi të gjitha, për të ecur më shpejt”.

Era e fitores fryn në të gjithë Shqipërinë, nga Kukësi në Sarandë, por fitoren më të rëndësishëm, më të çmuar dhe më të madhe për LSI-në do ta arrijmë në kryeqytet dhe në të gjithë qarkun e Tiranës.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se qytetarët e Tiranës do të votojnë LSI-në më 23 qershor, pasi është një forcë politike, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në integrimin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA