Vriten 11 studente në Pakistan

15/06/2013 00:00

Së paku 11 studente janë vrarë dhe 19 të tjera janë plagosur nga një sulm në Kueta të Pakistanit.

Burimet zyrtare kanë thënë se shpërthimi ka goditur autobusin e viktimave, teksa ktheheshin në shtëpi.Policia ka thënë se pajisja shpërthyese ka qenë e montuar brenda autobusit.

Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak orë në vonë në spitalin, ku janë duke u trajtuar viktimat.Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Top Channel