
Nxjerrja e informacionit te pergjimeve i ka shkaktuar deme te
konsiderueshme Shteteve të Bashkuara. Kreu i FBI-se, Robert Mueller i
tha kongresit se te tilla momente i kushtojne kombit dhe sigurise se
tij. Ai shtoi gjithashtu se Edward Snowden do te gjurmohet e do te
ndiqet penalisht.
“Prioriteti numer nje i komunitetit te inteligjences eshte te diktohen e te luftohen kercenimet ndaj sigurise kombetare te vendit, por ne do ta bejme kete ne perputhje te plote me ligjin. E pranojme se opinioni publik amerikan pret qe FBI-ja dhe partneret tane te kunderzbulimit te mbrojne interesat e privatesise edhe nese duhet te kryejme misionin tone te garantimit te sigurise kombetare”, tha Robert Mueller, drejtor i FBI-se.
Vendndodhja e Snowdenit mbetet e panjohur ndërkohë që zyrtarët ne Washington vazhdojne te bejne thirrje për ekstradimin dhe arrestimin e tij të menjëhershëm. 29-vjeçari u largua disa dite me pare nga hoteli i Hong-Kongut ku qendroi pasi i dha driten jeshile gazetes britanike “The Guardian” te bente publik identitetin e tij.
Mjaft eksperte ne Shtetet e Bashkuara jane ne nje linje mendimi me kreun e FBI-se se veprimet e Snowdenit shkaktuan dëme serioze për sigurinë e vendit. Ata sqarojne se ky eshte nje lloj programi qe mund të përdoret për të parandaluar komplote terroriste, por edhe për të parë se ç’bëjnë shërbimet e tjera të zbulimit, si edhe për të diktuar anomali të tjera që mund të lidhen me aktivitete kriminale në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel