Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur
Tubimet kanë përfunduar, studentët janë dërguar në shtëpi dhe njerëzit në Teheran po përgatiten të përballin një tjetër ditë të nxehti përvëlues dhe trafiku të papërballueshëm, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, mes 6 kandidatëve, ditën e premte.
Pavarësisht pohimit të disa rezidentëve, se nuk ka rëndësi kush fiton, pasi të gjithë kandidatët janë verifikuar nga Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, dhe priten të vazhdojnë me politikën anti-perëndimore të gjithë periudhës së tij, që kur erdhi në pushtet më 1989, një ndjenjë kënaqësie është theksuar në Teheran.
Një pjesë e sensit të lumturisë mund të mos ketë të bëjë me politikën, përkundrazi, ajo mund të ketë lindur për shkak se shumë rezidentë e kanë nisur fundjavën që nga pasditja e së enjtes. Që nga pasditja, pazaret e vizituara nga CNN u dyndën nga njerëzit.
Por, kjo nuk mund të shpjegojë prezencën, gjatë ditëve të fundit, të mijëra personave, disa prej të cilëve të joshur nga ëmbëlsirat e dhuruara nga organizatorët, në tubimet e kandidatëve të ndryshëm.
Të enjten, shumë prej tyre shprehën pikëpamjet e tyre, përfshi ankesat, për reporterët e CNN, teksa agjentët e sigurimit të qeverisë ndiheshin gjithnjë pranë.
Top Channel