Arvizu: Politikanët të paaftë

14/06/2013 00:00

Nga Fieri, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka
kërkuar sërish zgjidhjen e ngërçit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zoti Arvizu ka theksuar se nuk është kurrë vonë për të realizuar konstituimin e KQZ-së edhe pse siç ai tha vullneti i krerëve të politikës shqiptare deri më tani mungon krejtësisht.

“Mendoj që kemi folur gjerësisht për shqetësimet për KQZ-në. Nuk jam i sigurt se çfare mund te shtoj me shume. Eshte vërtet per te ardhur keq qe KQZ nuk eshte plotesisht e konstituuar dhe kjo ne fakt nuk ndihmon ne zhvillimin e proceseve zgjedhore, siç ato jane skicuar per te funksionuar. Mendoj se asnjehere nuk eshte vone dhe supozoj qe duhet te kete nje vullnet nga ana e partive e aktoreve politike, qe ne njefare menyre te gjejne nje menyre qe KQZ te jete plotesisht e konstituuar. Por qartazi per ta bere kete te gjitha palet duhet te bejne kompromis nga pak dhe udheqesist shqiptare duket sikur jane ne menyre unike te paafte per ta realizuar kete”, tha Arvizu.

Ambasadori Arvizu u takua edhe me kryetarin e Bashkise Fier, Baftjar Zeqo dhe me pas mori pjese ne nje debat te organizuar ne kete qytet mes grave te forcave te ndryshme politike.

Top Channel