
Banka Botërore ka reduktuar parashikimin e saj për Kinën, duke vlerësuar
një rritje më të ngadaltë por më të qëndrueshme në muajt e ardhshëm.
Banka tani parashikon se rritja e Kinës do të jetë 7.7 për qind në vitin 2013, më pak se parashikimi i mëparshëm që ishte 8.4 për qind.
Gjithashtu, institucioni bankar ka shkurtuar parashikimin për rritjen ekonomike globale nga 2.4 për qind në 2.2 për qind.
BB deklaroi se rritja në Kinë, ekonomia e dytë më e madhe e botës, është ngadalësuar për shkak të politikave qeveritare për ta ribalancuar atë.
Gjithësesi, një rënie në tregjet kryesore si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ka sjellë një rënie të kërkesës po eksportet kineze, duke ngritur shqetësime nëse Kina mund të kontrollojë rritjen e saj të lartë.
Kinës i është bërë vazhdimisht thirrje që të marrë masa për të nxitur rritjen e kërkesës së brendshme për të ringritur eksportet dhe për të ribalancuar ekonominë e saj.
Ndërsa Pekini është i prirur të rrisë konsumin e brendshëm, analistët kanë deklaruar se lëkundja e modelit të rritjes mund ta ulë ritmin e saj në një plan afatmesëm.
Reduktimi i parashikimeve të Bankës Botërore për Kinën vjen gjashtë muaj pasi ajo rriti parashikimet e saj për ekonominë e superfuqisë aziatike.
Top Channel