
Planet për krijimin e një hapësire në veri të Parisit ku të mundësohet
injektimi i drogës në mënyrë të kontrolluar, zemëruan banorët e zonës që
reaguan ashpër ndaj një projekti të tillë.
Kryetari i minibashkise atje deklaroi se ne nje park automjetesh, i cili eshte ne zoterimin e kompanise hekurudhore SNCF, do te krijohet nje hapesire e tille, e cila pritet te hapet diku ne vjeshte. Vendi ndodhet prane stacionin teper te populluar hekurudhor te kryeqytetit, ‘Gare du Nord’.
Dhoma do te qendroje hapur 7 ore te dites per cdo dite te javes dhe do te mund te strehoje 80 deri ne 100 perdorues te droges ne dite, te cileve do te jepen edhe shiringa sterile. Prania policore ne zone do te shtohet ndjeshem. Per mbeshtetesit e projektit, qellimi eshte te ndalohet injektimi i lendeve narkotike ne rruge, ndersa perdoruesit do te kene ne kete menyre edhe mbikqyrje mjekesore.
“Fatkeqesisht, ne sot kemi shume te droguar qe injektojne veten ne vende publike, ne hollet e ndertesave, ne syte e femijeve, ndaj eshte e rendesishme ti grumbullojme diku ku te jene edhe nen vezhgimin e mjekeve dhe njekohesisht te punohet per t’i ndihmuar te heqin dore”, thotë Myriam el Khomri, zëvendëskryetare e Bashkisë në Paris.
Por disa nga rezidentet lokale, nuk ndajne te njejtin mendim. Pavaresisht perpjekjeve te autoriteteve per te qetesuar friken e tyre duke u shpjeguar se dhoma do te jete larg zonave te banuara, shkollave apo dyqaneve per te shmangur çdo rrezik publik, ata thone se perdoruesit e droges do te vershojne te gjithe ne nje vend qe aktualisht, nuk frekuentohet prej tyre. Nje nga zgjidhjet e propozuara prej banoreve eshte ngritja e nje dhome te tille ne afersi apo ne ambientet e brendshme te spitalit Lariboisiere.
“Me duket e çuditshme qe perreth ketij spitali ka shume te droguar dhe ata vendosin ta spostojne problemin duke krijuar nje dhome narkomanesh ne lagjen ‘La Chapelle’. Pastaj nuk mendoj se eshte shume e zgjuar te krijosh nje ambient te tille ne nje bllok apartamentesh”, thotë një banor.
Projekti parashikon qe dhoma ne fjale te kete edhe mjeke, psikiater, fiziologe dhe punonjes sociale per te ndihmuar perdoruesit e droges qe te heqin dore nga varesia e tyre prej substancave narkotike.
Top Channel