
Ashtu, siç edhe ishte paralajmëruar nga deputetët e opozitës në
Komisionin e Medias, tenderi prej 20 milionë eurosh i MITIK, për
ngritjen e dy rrjeteve të RTSH-së, po mbyllet një javë para zhvillimit
të zgjedhjeve të përgjithshme.
Dhe po ashtu, siç ishte paralajmeruar, tenderi eshte fituar nga e njejta kompani, qe u perfol qe perpara zhvillimit te tenderit, edhe pse kishte dhene oferten me te kushtueshme, dhe jo ate me te favorshme ekonomikisht.
“Ne e kemi paralajmëruar që herët se cila do të ishte kompania fituese, pa u bërë gara. Eshtë një garë, e cila u hap pa projekt, pa fond limit dhe me procedura tërësisht antiligjore, që në afate, ashtu edhe në praktika. Këto na detyruan që të bënim një kallëzim pranë organit të Prokurorisë së rrethit Tiranë, thjesht për të ndërgjegjësuar ministrin Pollo dhe të gjithë Komisionin që ka marrë përsipër për të nxjerrë një fitues nga një garë jo e ligjshme”, tha Dalipi.
Deputeti Alfred Dalipi, i cili se bashku me kolegun e tij Taulant Balla kane depozituar ne Prokurori nje padi penale ndaj ministrit te Inovacionit Genc Pollo per shkelje te procedurave, i ka bere apel kesaj kompanie te mos ta firmose kontraten.
“Kompania, e cila është kualifikuar e para, me një shifër mbi 20 milionë euro, është ajo qe ne e kishim paralajmëruar si fituese pa u bërë gara. Do të ishte mirë që nga vetë kompania të mos hynte në procedura të negocimit të kontratës për një praktikë joligjore. E kemi thënë edhe njëherë tjetër që tenderi është tërësisht antiligjor dhe është një nga aferat që do të hetohet menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Dalipi.
Nje jave para se shqiptaret t’u drejtohen kutive te votimit, kur vemendja e opinionit eshte zhvendosur te zgjedhjet, Qeveria po mbyll nje tender ne kohe rekord, me nje vlere mbi 20 milione euro dhe qe ka shkelur disa nga procedurat kyçe te prokurimit publik. Deputetët e opozites kane kerkuar qe kompanite te cilat kane marre pjese te mos firmosin kontratat pasi pas perfundimit te zgjedhjeve, do te nise nje hetim mbi kete tender i cili mbulohet me parate e taksapaguesve shqiptare.
Top Channel