
Në Senatin amerikan, nisi debati mbi reformat madhore të propozuara në
politikat e emigracionit. Projektligji me mbështetje dypartiake
perkrahet nga një grup prej tetë senatorësh.
Sipas “Zërit të Amerikës”, lideri i shumicës në Senat, demokrati Harry Reid vlerësoi meritat e projektligjit në ditën e parë të debatit që pritet të zgjasë për javë të tëra mbi temën e nxehtë te ndryshimeve ne legjislacionin e emigracionit.
Sistemi yne nuk funksionon dhe duhet ndrequr, eshte shprehur Reid. Kjo eshte nje pakete reformash të logjikshme që e bëjnë vendin më të sigurtë dhe ndihmojnë 11 milionë emigrantë te paligjshem te rregullojnë statusin e tyre.
Senati planifikon ta hedhe projektligjin ne vote para fillimit të pushimeve për festën e pavarësisë më 4 Korrik. Optimizimi i reidit u frenua sidoqofte nga kritikat e Senatorit republikan te Alabames, Jeff Sessions, i cili kujtoi se shumë amerikanë janë kundër idesë që t’u hapet rruga e shtetësisë atyre personave qe kanë shkelur ligjin për të qëndruar në Amerikë.
Republikani Xhon Mekein nga ana tjeter deklaroi se amerikanet kane qene “te kenaqur per nje kohe te gjate” me me faktin qe shume punetoreve te paligjshem u jane kerkuar kerkimet baze ne nje kohe kur i mohoheshin perfitimet qe e bejne ameriken nje vend kaq madheshtor.
“Nuk eshte ne te mire te kombit qe keta njerez te vazhdojne te fshihen hijeve”, eshte shprehur mekein, nje prej zerave me te fuqishem pro celjes se rruges se nenshtetesine per miliona emigrante te paligjshem. Perpjekja e fundit e Kongresit per te miratuar nje legjislacion te pranueshem mbi emigracionin, ngeci ne vendnumero ne 2007-ten.
Autorët e projekt-ligjit thonë se propozimi do t’u kërkonte atyre që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Amerikë të paguajnë një gjobë si dhe taksat dhe të presin disa vite para se të kenë mundësi të marrin shtetësinë, nje metode qe do te shoqërohet me forcimin e kontrollit të kufijve.
Top Channel