Princ Filipi do i nënshtrohet operacionit

07/06/2013 03:20

Duka i Edinburgut është shtruar në spital për një operacion kërkimor, bëri të ditur pallati mbretëror “Buckingham Palace”.

Duka u shtrua në “London Clinic”, “pas shfaqjes së dhimbjeve të barkut” dhe pritet të qëndrojë për të paktën 2 javë në të.

Operacioni pritet të kryhet të premten, me anestezi të përgjithshme. Ky është një shtrim i planifikuar dhe jo emergjent.

Princ Filipi, i cili do të mbushë 92 vjeç më 10 qershor, u tërhoq nga një angazhim zyrtar në fillim të kësaj jave. Në të kaluarën, Duka ka patur edhe “dhimbje barku” të panjoftuara zyrtarisht, duke u shtruar edhe herë tjetër në spitalin e Londrës qendrore.

Pallati mbretëror lëshoi një deklaratë, ku thuhej se “informacione të mëtejshme do të lëshohen kur të jetë e përshtatshme”.

Të hënën, princ Filipi u tërhoq nga angazhimi në Institutin Kombëtar Mbretëror për Njerëzit e Verbër, pasi nuk ndihej mirë përpara shërbesës së javës së kaluar, ku u shënua 60-vjetori i kurorëzimit të Mbretëreshës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA