Burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin Gjykata e Lartë Greke vendosi të ekstradojë Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor si urdhërues i vrasjes se komisar Dritan Lamajt.
Vendimi u mor mbas nje maratone konsultimesh te gjyqtare dhe eksperte me te njohur te drejtesise greke. Ne vendimin e saj, gjykata arsyeton se ekstradimi i Arben Frrokut ndihmon ne zbardhjen e vrasjes se komisar Lamajt, edhe pse i akuzuar ka hedhur poshte çdo implikim te tijin ne kete ngjarje.
Po ashtu,autoritetet greke,pranojne se nuk ka asnje kercenim per jeten e Arben Frrokut nese ai do te mbahet ne burgjet shqiptare, ndersa gjyqesori grek, pranon se ne Shqiperi, mund te kryhet nje gjyq i drejte ndaj tij.
Ndonese vendimi u mor mesditen e se premtes, gjykata u jep driten jeshile autoriteteve policore vendase,te vijojne ekstradimin ne nje moment qe ata vleresojne si me te pershtatshmin. Burime te Top Channel thane se ekstradimi i Frrokut, mund te kryhet gjate dy ose tre diteve te ardhshme. Detaje te operacionit te ekstradimit dhe menyra e tij nuk do te publikohen deri ne konkretizimin e tij, thane burimet.
Nderkohe emri i tij renditet i dyti ne listen e Partise Kristian Demokrate te Shqiperise per Qarkun e Shkodres, per zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit.
Top Channel