Vrasja e Eva Vishajt, 20 vjet burg për Albenc Agon
06/06/2013 00:00
Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 20 vjet, Albenc Agon, i shpallur fajtor për vrasjen e Eva Vishajt.
Gjyqtari Agron Papajani, la në fuqi vendimin e dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, ndonëse Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar parregullsi dhe e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Albenc Ago akuzohet se më 23 maj 1997, vrau Eva Vishaj dhe trupin e saj e hodhi në km 31 të rrugës Tiranë- Elbasan. Vendimi i gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe Albenc Ago, hetimet për të cilin u hapën 8 vite pas krimit do të të duhet të vuajë dënimin me burg.
Top Channel