Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk e përcaktoi me fjalën
“shtypese” kundërpërgjigjen e Qeverisë së Kryeministrit, Rexhep Taip
Erdogan, duke thënë se ishte shkaku i përleshjeve të dhunshme në Turqi.
60-vjeçari Pamuk, shumë i njohur për romanet: “Bora” dhe “Unë jam e kuqja” shprehu mbështetjen për protestuesit qe vazhdojnë protestat për të gjashtën ditën me radhe. Në një artikull, të publikuar në gazetën turke “Hurrijet”, ai kritikoi qeverinë qe nuk bisedoi me publikun për planin e rizhvillimit të parkut të Stambollit, qe ishte “zanafilla e protestave”.
“Kjo politike e pandjeshme është pa më të voglin dyshim, deshmi e sjelljes me autoritare dhe represive të Qeverisë”, shkruajti ai. Orhan Pamuk vazhdimisht eshte perplasur me Turqine. Cmimi Nobel i marre prej tij ne vitin 2006, shkaktoi trazira duke ardhur nje vit pasi ai kishte thyer nje tabu, me intervisten e tij, ku ai kishte thene:”Nje milione armene dhe 30 mije kurde mbeten te vrare, gjate Luftes se Pare Boterore”.
Të mërkuren, shkrimtari me fame boterore pershendeti protestuesit qe mbrojne parkun, nje qender historike dhe popullore si dhe nje prej zonave te gjelbra ne qytet. “Ajo qe me mbush me shprese per te ardhmen, tha Orhan Pamuk, eshte se ata “nuk heqin dore nga kujtimet”.
Top Channel