“’Taksimi’ është kudo, secili prej nesh është një pemë e Parkut ‘Gezi’”.
Ky mesazh ne Twitter çoi ne arrestimin e 25 të rinjve në Izmir.
Akuza e ngritur kundër tyre është: “nxitje e perleshjeve dhe përhapje e propagandës në rrjetet sociale”. Është hera e parë, prej ditës së nisjes së protestave që arrestohen disa persona, te cilet shkruajne kundërshtimin e tyre për planin e zhvillimit të Parkut ‘Gezi’, në Stamboll.
Të dielën, Kryemninistri turk, Rexhep Taip Erdoan e cilësoi Twitter-in “një kërcënim”, që përdoret për “përhapjen e genjeshtrave”. Arrestimin e te rinjve e beri publik, Ali Engin, zyrtar i Partise Popullore Republikane, ne opozite. Engin foli me autoritetet dhe kerkoi “lirimin e menjehershem te protestuesve virtualë”.
“Keta njerez-po mbeshtesin levizjen qe kërkon një vend më të lirë dhe të drejtë, nëse ky është një krim, atëhere të gjithë jemi kriminele”.
Arinc pritet të takojë një përfaqësi
Apologjia e zëvendëskryeministrit Bulent Arinc, qe binte ne kundershtim me fjalet e kryeministrin Erdogan, qe i cilesoi protestat antidemokratike, gezoi jo pak protestuesit ne sheshin ‘Taksim’. Ata shpresuan se kërkesat e tyre do te degjoheshin, por gazi lotsjelles, pompat e ujit dhe granatat tymuese u perdoren serish per t’i shperndare.
Televizioni turk NTV kerkoi ndjese qe nuk mbuloi protestat prej fillimit te tyre. Shefi ekzekutiv Cem Ajdin of Dogus, tha se “Audienca jone u ndje e tradhetuar”, pas nje takimi me stafin, disa prej pjesetareve te tij dhane doreheqjen, ne shenje proteste per mungesen e raportimeve te ngjarjeve. Te pakten dy persona humben jeten gjate trazirave, mbi 2800 protestues u plagosen, 791 u burgosen fillimisht, 500 prej te cileve u lane te lire, sipas “Shoqates Turke per te Drejtat e Njeriut”.
Zëvendëskryeministri turk Bulent Aric foli per 244 police dhe 64 protestues te plagosur, ndersa demi publik, sipas tij, ishte 70 milione lira turke, apo 37 milione dollare. Ai pritet te takoje nje perfaqesi te protestuesve.
Top Channel