Trupat proqeveritare morën nën kontroll qytetin strategjik të Qusair.
Lajmi u konfirmua nga televizioni shteteror dhe kryengritesit.
Qyteti në afërsi të kufirit me Libanin u shndërrua ne qendrën e luftimeve, mes kryengritesve dhe ushtareve siriane, të mbështetur nga militantët e levizjes “Hezbollah” për më shumë se dy jave.
Televizioni shteteror raportoi se një numër i madh kryengritesish u vrane dhe shumë të tjerë u dorezuan. Kjo vjen pas deklarates se gjeneralit te Ushtrise Siriane, Selim Idriz, i cili tha se, kryengritesit jane gati te luftojne brenda Libanit.
Ne nje interviste per BBC-ne, ai tha se “luftetaret e Hezbollah po e pushtonin Sirine dhe Libani nuk po ben asgje per t’i ndaluar”. Qyteti i Quasir-it shtrihet 10 km nga kufiri me Libanin dhe pergjate rrugeve kryesore lidhese. Te merkuren, agjensia shteterore e lajmeve SANA raportoi se “ushtaret heroike rikthyen sigurine dhe stabilitetin ne te gjithe qytetin si dhe ka shkaterruar barrikadat e ngritura dhe vendet ku mbaheshin te fshehura armet. Ne Liban, Televizioni i Hezbollah “Al-Manar” raportoi per “shpartallimin e forcave kryengritesve” ndersa nje prej luftetareve te Hezbollah i tha agjensise se lajmeve Reuters: “Ndermorem nje sulm te befte ne oret e para te mengjesit dhe hyme ne qytet, ndersa ata ia mbathen”.
Nje prej kryengritesve, te cituar nga Reuters tha: “Perballe nje arsenali te stermadh, mungeses se rezervave dhe nderhyrjen e Hezbollahut, dhjetera luftetare garantuan terheqjen e shokeve te tyre dhe civilet”. Korrespondenti i BBC-se ne Bejrut, tha se ka ende disa xhepa te qendreses se kryengritesve ne veri te Quasir, por Qeveria po e cileson marrjen e qytetit, si nje fitore strategjike. Por jo vetem kaq, konsiderohet e nje rendesie te vecante, ne prag te konferences se paqes te mbeshtetur nga SHBA dhe Rusia, pasi asnjehera pale nuk do te ngjaje e dobet ne keto bisedime. Te marten, ministri i Jashtem francez, Loren Fabius tha se “ne Siri eshte perdorur gazi sarin dhe se regjimi eshte pergjegjes”.
Top Channel