Greqi, arrestohet me drogë shqiptari

05/06/2013 00:00

Një shtetas shqiptar dhe një grek u arrestuan prej organeve policore
greke gjatë një aksioni për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të mëdha
të lëndëve narkotike në vendin e quajtur ‘Drosia’,në Kalkidha,80
kilometra në veri të Athinës.

Hetimet e para, bejne fjale per dergesen e kesaj ngarkese prej 520 kg drejt Hollandes.Autoritetet thone se ngarkesa e lendes narkotike do te dergohej me kamione transporti dhe ne vazhdim do te shperndahej ne tregun europian te narkotikeve.

Kanabisi kishte hyre ne Greqi nga Shqiperia dhe vlera e tij llogaritet ne afro nje milion euro.Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe nje shume parash, e perfituar nga shitja e lendes narkotike, si dhe nje numer kartash telefoni, nepermjet te cilave trafikantet mbanin lidhje me anetaret te tjere te organizates,te cilet ndodhen ne Shqiperi dhe Hollande.

Dy te arrestuarit u derguan ne Gjykaten e Kalkidhes ,e cila vendosi t’i lere ne burg deri ne perfundim te hetimeve.

Top Channel