Turqi, protestuesit refuzojnë ndjesën e qeverisë

04/06/2013 21:00

Protestuesit e refuzuan ndjesën e qeverise, duke thënë se ajo që i nevojitet tani është ndryshimi.

Më herët, zëvendeskryeministri turk, Bulent Arinc kërkoi publikisht falje për masat e ashpra policore kundër protestuesve dhe pranoi se ndaj tyre u përdor dhunë e tepruar.

“Ky qe një gabim”, tha numri dy i ekzekutivit turk, që nuk ia drejtoi nga ana tjetër ndjesën e tij atyre që siç tha, shkatërruan prona dhe prekën lirinë e qytetarëve.

Por, edhe pas ndjeses se Arincit, demonstruesit vazhduan të mbajnë të pushtuar parkun Gezi pranë sheshit Taksim.

Ata thone se ndjesën e presin nga vete kreu i qeverise, Reccep Tayyip Erdogan dhe kërkuan largimin e tij nga pushteti.

“Gjithçka nisi ne kete park, por me vone te gjithe e kuptuan se nuk eshte vetem çeshtja e parkut, sepse u bene 10 vjet me Erdoganin ne krye te ketij vendi. Ai mori 50% te votave ne zgjedhje, por te mos harrojme se 50 perqindeshi tjeter qe nuk e votoi eshte i lodhur prej tij”, u shpreh një protestues.

Komentet e arincit kontrastuan thelle me deklaratat e mehershme te Erdoganit qe i cilesoi protestuesit “banda grabitesish”.

Nje kritike e terthorte ndaj qendrimit te kryeministrit ishte dhe pohimi i presidentit Abdullah Gul se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me votimin, por përfshin edhe të drejtën për protesta paqësore.

Ne diten e peste te tubimeve anti-qeveritare ne Turqi, perleshjet mes policise dhe demonstruesve ne Ankara e Stamboll vazhduan.

Ashtu si në ditët e mëparshme, forcat e rendit perdoren gazin lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat e njerezve, ndërsa demonstruesit përdorën tulla dhe materiale të tjera për të ngritur barrikada.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe shprehu shqetësim për njoftimet se policia ka përdorur forcë të tepruar.

Protestat nisen të premten si kundershtim i planeve per prishjen e nje parku në qendër të Stambollit dhe për të bërë aty ndërtime të reja.

Por, një pjesë e demonstruesve tani e kane drejtuar zemerimin e tyre tek qeveria konservatore me orientim islamik e Erdoganit dhe ndaj asaj që e shohin si ndërhyrje në jetën e qytetarëve që nuk ndajnë pikëpamjet e tij fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA