Hyn në fuqi kodi i ri penal

04/06/2013 20:10

Zbulimi i një mënyre të re trafiku armësh gjatë vitit të fundit, kur në Shqipëri futeshin pjesë armësh përmes postës, të cilat më pas montoheshin në vend, ka çuar në ndryshimin e ligjit, pasi ata që trafikonin pjesë armësh nuk penalizoheshin.

Në diten e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të kodit penal, kryeprokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci, thotë se ndryshimet ndihmojnë në hetimin që të mos kufizohen nga vakumet e mëparshme ligjore.

“Risia është përfshirja në kodin penal të veprës së trafikimit të pjesëve të armëve luftarake, e cila deri më tani mungonte dhe krijonte një vështirësi për prokurorët. Kjo krijon lehtësi në praktikat e përditshme ligjore, pasi në të shkuarën ka pasur transportim të pjesëve të këtyre armëve drejt Shqipërisë, e nga ana jonë ka qenë e vështirë që të hetonim dhe të ndiqnim penalisht autorët, pasi kodi penal nuk e parashikonte shprehimish trafikimin e pjesëve të armëve”, deklaroi Beci.

Po ashtu, shtese mjaft e rendesishme eshte edhe trafiku i brendshem, i cili i kalon krimeve te renda per rastet kur konstatohet shfrytezimi i nje femre per qellime prostitucioni brenda territorit shqiptar ose edhe per qellime te tjera.

“Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me vrasjen për gjakmarrje apo ato brenda familjes, gjini apo krushqi e afërt, por ndryshimet më thelbësore janë ato përsa i përket konceptit të trafikimit të qënieve njerëzore dhe të rriturve, në përgjithësi, kur për herë të parë, në Republikën e Shqipërisë futen konceptet e trafikimit si brenda ashtu dhe jashtë territorit të vendit”, shtoi Beci.

“Kushdo që do të ngrejë dorën nga nesër, mbi gruan e vajzën shqiptare, duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 20 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm. Dhe duhet ta dinë mirë, që nuk kanë për ta shpëtuar askush, as avokati, as gjykatësi e as prokurori, për të marrë një dënim më të ulët se ai që parashikon kodi i ri penal”, paralajmëroi ministri Halimi.

Ndryshimi qe pritet te komentohet nga juristet penaliste eshte ai i kalimit te krimit ne familje nen kopetence te krimeve te renda, duke qene se ngritja e ketij institucioni ne 2004 synonte te hetonte dhe gjykonte krimin e organizuar apo trafiqet e paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA