Florije Peçi sjell në jetë vajzën

04/06/2013 23:55

Florije Peçi, studentja që i mbijetoi aksidentit tragjik të majit 2012 në Himarë, ka lindur vjazën e saj në maternitetin e Tiranës.

Lindja e bebes konsiderohet si një mundësi, nga organi i Prokurorisë, për të hetuar denoncimin e vet studentes për abuzim seksual, në ambientet spitalore në Austri.

Prokuroria do të bëjë analizën e ADN-së së fëmijës për të dalë në përfundimin se kush mund ta ketë kryer abuzimin.

Studentja Peçi, nga rrethi i Librazhdit, u dërgua për mjekim më të specializuar në Austri, por kur u kthye në Shqipëri kishte mbetur shtatzënë.

Abuzimi ndaj saj mendohet të jetë bërë në muajin shtator të vitit të shkuar, kur ende ishte në spitalin astriak. 22-vjeçarja Peçi ishte për një kohë disa-javore në koma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA