Rusi, gjyqi për vrasjen e gazetares anti-Putin

03/06/2013 15:55

Një gjyq i ri nisi të hënën në Moskë, në lidhje me vrasjen e bujshme të gazetares Anna Politkovskaya në vitin 2006.

Një prej kritikeve më të ashpra të presidentit Putin, gazetarja u qëllua nga një person ende i pazbuluar, në hyrje të banesës së saj në Moskë, duke gjetur vdekjen në vend.

Zërave se vrasja e saj ishte urdhëruar nga qeveria dhe realizuar nën drejtimin e Shërbimeve Sekrete (FSB), i dha fund arrestimi i tre personave në vitin 2009.

Megjithëse të tre u shpallën të pafajshëm nga dy shkallë gykimi, Gjykata e Lartë riktheu për rigjykim çështjen, ndërsa në panelin e të akuzuarve ulen për herë të parë edhe dy vëllezër çeçenë, të akuzuar si bashkëpunëtorë.

Sipas akuzës, vrasja u realizua nga ky grup personash, katër prej të cilëve çeçenë, të motivuar nga urrejtja që disa shkrime të gazetares së famshme, kundër pavarësisë së krahinës autononime.

Një vit më parë, një oficer policie u shpall fajtor dhe u dënua me 11 vjet heqje lirie, për furnizimin me armët e përdorura në krim për të pandehurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA