
Rexhep Rama vuan nga tumori në laring. Mjekët i thanë t’i nënshtrohej
kurimit me rreze, por aparatura e kobaltit u raportua se ishte jashtë
funksionit e për këtë trajtimi ndaj tij u ndërpre.
Me pretendimin se shteti i kishte shkelur të drejtën për kurim të barabartë, 60-vjeçari i kërkoi Prokurorisë të hetonte këtë rast, duke qene se atij vetë iu shkaktuan dëmtime të renda në kordat e zërit.
Por si ne Prokurori edhe ne Gjykate, Rexhep Rama e humbi çështjen për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, e thënë ndryshe nuk parashikohet në ligj pretendimi i tij për shkelje të barazisë për trajtim mjekesor. Por i moshuari deklaron se do kembengule ne Gjykaten e Apelit sapo vendimi te zbardhet nga Shkalla e Pare.
“Vij, bëj debat nuk ka dalë vendimi. Vendimi është dhënë, por nuk është zbardhur ende. Pasi të marr vendimin kjo punë do të shkojë në Apel. Do i drejtohem ambasadave, do të kërkoj të hapen letrat dhe të hetohen edhe ato raste të tjera të tilla dashakeqe”, thotë Rama.
Ndersa i moshuari deklaron se me demtimin e aparatures ai nuk kishte mundesi te trajtohej ne nje spital privat, Prokuroria ne vendimin e pushimit te hetimeve thote se ne rast te mos funksionimit te aparaturave QSUT nuk ka ndonje kontrate me spitale jo publike per trajtim me radioterapi te pacienteve.
“Ky është dëm i shkaktuar me dashje. Trajtimi u ndërpre dhe më pas rifilloi serish. Por kjo gjë nuk e dha më efektin. Në privat trajtimi ishte tepër i shtrenjtë dhe unë nuk e përballoj dot. Tani unë nuk kam besim as të kurohem në duart e këtyre mjekëve”, thotë Rama.
Ne vendimin e saj Prokuroria shprehet se ne aparat kane ndodhur defekte periodike, per shkak te fluksit te pacienteve nga Shqiperia dhe Kosova edhe për shkakun se nuk ka një kontratë mirëmbajtjeje me firmën prodhuese, ndërsa riparimi i saj, konkludon Prokuroria, është bërë nga teknikë te huaj dhe Departamenti Biomedikal.
Top Channel