Cërrik, polici plagoset në mitingun e PD-së

03/06/2013 00:00

Një efektiv policie mbeti i plagosur teksa ndërhyri për shuarjen e një zënke mes dy personave gjatë mitingut të së dielës së kryeministrit në qytetin e Cërrikut.

Polici Bashkim Malo, 40 vjeç, mori disa goditje me thikë në shpatull dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndaloi në flagrancë autorin e krimit, Dilaver Hyseni, ndërkohë që po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB