Kryqi i Kuq ka dhënë alarmin mbi situatën në Qusair të Sirisë dhe ka bërë apel për shpërndarjen e ndihmave.
Mijëra civilë mendohet se kanë mbetur të bllokuar në këtë qytet, i cili ndodhet në kufi me Libanin. Beteja për kontroll mes forcave pro-qeveritare dhe kryengritësve ka bërë që të mos ketë më ilaçe, ushqime dhe ujë, sipas Kryqit të Kuq.
Lufta civile në Siri, e nisur 27 muaj më parë, i ka kushtuar jetën të paktën 80 mijë sirianëve, me dhjetëra mijëra të tjerë të zhdukur e mbi dy milionë, të shpërngulur si refugjatë lufte në vendet fqinje.
Presidenti i vendit, Bashar al-Assad, i përket një pakice shiite të alauizmit, nga e cila ka dalë pothuajse e gjithë klasa politike që drejton Sirinë, pavarësisht faktit se vendi banohet nga një shumicë dërrmuese sunite.
Top Channel