Në rajonet qendrore të Shteteve te Bashkuara, mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas sistemit gjigant të stuhive që u përplas mbi këto zona duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish. 9 prej tyre vdiqën në Oklahoma City dhe rrethinat e tij, ndërsa tre të tjerët ishin nga Misuri.
Te plagosurit jane me qindra, shumica viktima te aksidenteve rrugore kur te perfshrie nga paniku, po tentonin t’i largoheshin tornadove. Reshjet e dendura te shiut shkaktuan permbytje te medha e i bene rruget te rreshqitshme.
Rajoni periferik Moore i Oklahoma city-t u godit vetem dy jave me pare nga vorbullat e fuqishme te ajrit, qe shkaktuan 24 te vdekur. Qendra e Parashikimit te Stuhive tha se sistemi i tyre po leviz drejt lindjes duke kercenuar me ererat e tij te fuqishme zonat nga Virginia deri ne Maine.
Stuhia nisi te premten ne mbremje e situata erdhi duke u perkeqesuar. Nje mesuese ne Moore, Terri Black i tregoi Associated Press se si njerezit ishin tmerruar nga afrimi i tornados.
Kudo mbizoteronte kaosi; njerezit vraponin si te cmendur, te gjithe renditin te shpetonin koken, rrefen ajo. Gruaja thote se ererat e tornados e ngriten makinen e saj nga rruga e pastaj e perplasen serish ne vend.
Ererat e dhunshme kane permbysur automjetet edhe ne misuri, shkulen catine e nje shkolle ne Ilinois ndersa permbytjet masive detyruan guvernatorin e Ioëas te shpallte gjendjen e katastrofes natyrore per disa konte.
Megjithate sipas meterologeve, keto tornado ishin me pak te ashpra se ajo qe goditi Moore-n perpara dy javesh.
Top Channel